Ambasadorja Inid Milo u takua me Prof. Boris Velchev, Rektor i Universitetit të Financave, Sigurimeve, Biznesit, Sipërmarrjes dhe Inovacionit VUZF, për të eksploruar mundësitë për bashkëpunim akademik në të ardhmen, duke përfshirë: shkëmbime eksperiencash në projekte kërkimore, programe shkëmbimi për studentë dhe profesorë në fushën e ekonomisë etj.
Fillimi i bashkëpunimit me rrjetin e universiteteve ballkanike, është një nga prioritetet e #VUZFUni
Universiteti VUZF është i përkushtuar për të ofruar cilësi të lartë në nivelet Bachelor dhe Master në disiplina të ndryshme të fushës së “Ekonomisë”. Për më tepër, ai ofron programe të akredituara PhD.