Mikpritja e mrekullueshme e ekspozitës “Shqipëria: Parajsa e humbur” në Festivalin e 13-të Ndërkombëtar Frankofoni SOLEIL, 4-5 qershor në Sozopol!
Ambasadorja Milo së bashku me kolege ambasadorë, përfaqësues të pushtetit vendor, artistë, media, të ftuar të festivalit dhe kryetarin e bashkisë së qytetit u takuan në Muzeun Arkeologjik në Sozopol në datat 4-5 qershor 2024 me mikpritësen e eventit– Alexandrina Isailova, drejtoreshë e festivalit.
Ambasadorja Milo vuri në dukje partneritetin e shkëlqyer të Ambasadës Shqiptare për të katërtin vit radhazi me festivalin Soleil dhe vlerësoi projektet e suksesshme të deritanishme të përbashkëta me znj Isailova dhe punën e saj si ambasadore e kulturës.
Ambasadorja Milo shprehu mirënjohjen e saj për mundësinë për të shfaqur bukuritë turistike të Shqipërisë, promovimin e turizmit dhe artit tek “Soleil” si një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme rajonale kushtuar aktiviteteve kulturore në fushën e artit, muzikës dhe letërsisë për vendet që janë pjesë e Frankofonisë.
“Faleminderoj Drejtoreshën e Festivalit Alexandrina Isaylova dhe Dayana Rashkova për organizimin e këtij festivali elitar që promovon kulturën dhe artin, për t’u njohur me njëri-tjetrin më mirë për të eksploruar ide të reja..”- nënvizoi ambasadorja Milo.
Ambasada e Shqipërisë mori pjesë për të katërtin vit në këtë festival elitar kulturor, event ku takohen popuj të ndryshëm, të bashkuar nga kauza e vlerave frankofone, por edhe si një mundësi për të treguar vendet historike, kulturore, turistike shqiptare për pjesëmarrësit e vendeve të tjera.
Këtë herë, më 5 qershor në Galerinë e Arteve të Bukura në qytetin antik të Sozopolit, publiku bullgar është i ftuar në hapjen zyrtare të ekspozitës “Shqipëria: Parajsa e humbur” nga Nikolay Shabarkov, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. dhe Festivalit “Soleil”.
Gjithashtu u prezantua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë një film i shkurtër promovues “Shqipëria e panjohur”.
Ambasadorja Milo u prit në një takim miqësor nga Kryetari i Bashkisë së Sozopolit Tihomir Yanakirv dhe e vlerësoi atë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Bashkisë Sozopol ndaj këtij festivali në promovimin e turizmit/arkeologjisë/artit dhe kulturës së Shqipërisë.
Kryebashkiaku vlerësoi rolin e Ambasadës Shqiptare si pjesë aktive e këtij festivali dhe shprehu interesimin e tij për të vizituar qytetin e Sarandës dhe për të shfrytëzuar mundësitë për projekte të përbashkëta investimi duke qenë qytete të rëndësishme turistike për vendet tona respektive.