Dje në Qendrën Kulturore Bullgare u prezantua libri i Dr. Spas Tashev “Bullgarët në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset socio-politike dhe pasojat demografike (1913-2023)”.
Libri është botuar nga Agjencia për Bullgarët Jashtë vendit dhe trajton proceset socio-politike që ndodhin midis komuniteteve bullgare në Shqipëri dhe Kosovë që nga viti 1913 deri në ditët e sotme, duke gjurmuar se si kjo ka ndikuar në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen e tyre territoriale.
ZevendesvPresidentja, znj. Iliyana Yotova gjatë fjalës përshëndetëse, duke iu referuar raporteve të fundit të Komisionit Evropian lidhur me respektimin e te drejtave te njeriut dhe pakicave, përgëzoi autoritetet shqiptare që kanë vijuar marrëdhëniet e mira për sa i takon të drejtave të pakicave që nga viti 2017.
Ajo uroi që Shqipëria te përmbyllë me sukses sa më shpejt negociatat për t’u mikpritur në familjen evropiane.
Znj. Yotova gjate bashkëbisedimit me Ambasadoren Milo, në përfundim të prezantimit të librit, vlerësoi Shqipërinë për njohjen e minoritetit bullgar si dhe per zhvillimin korrekt të censusit të vitit 2023.
Ambasadorja Milo nga ana e saj i theksoi se kushtetuta jonë i njeh të drejtat dhe liritë për të gjithë minoritetet, përfshirë atë bullgar. Minoritetet kontribuojnë në diversitetin kulturor të shoqërisë shqiptare dhe janë urë komunikimi mes vendeve.