Në prag të përfundimit të mandatit të tij si Ambasador i RSH-së në Kanada, z. Ermal Muça zhvilloi një takim të fundit me znj. Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori Muca Muça mirënjohjen për bashkëpunimin e ofruar në të gjitha nivelit përgjatë shërbimit të tij në Kanada si edhe në drejtim të avancimit të mëtejshëm të partneriteit Shqipëri-Kanada.
Përpos vlerësimit mbi arritjet e deritanishme në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, Ministria Joly, nga ana tjetër, risolli në vëmendje vizitën e saj në Shqipëri vitin e kaluar si edhe shprehu dëhirën për tu rikthyer në Shqipëri.
Në përfundim të takimit, Ambasadori Ermal Muca i dhuroi Ministres Joly veprën e artistit shqiptaro-kanadez, z. Altin Muciqi, të quajtur “Shkodra”.