Më datë 05 tetor 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e sapoemëruar e RSH-së në Kanada, së bashku me z. Adriatik Kryeziu, Ambasador i Kosovës në Kanada, zhvilloi një vizitë në shkollën e gjuhës shqipe në Otava.
Znj. Malo falënderoi mësueset e gjuhës shqipe mbi kontributin e tyre në përcjelljen e vlerave kombëtare dhe mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë në Otava.
Në përfundim të kësaj vizite, dy Ambasadorët dhuruan tekste të gjuhës shqipe dhe ibra të leximit jashtëshkollor për nxënësit e shkollës së gjuhës shqipe.