Artemis Malo
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kanada
Znj. Artemis Malo ka shërbyer më herët në pozicionin e Zëvendës-Ministres në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në periudhën 2017-2019 dhe 2021-2024.
Nga viti 2019 deri në vitin 2021, znj. Malo ka shërbyer si Deputete e Qarkut të Gjirokastrës në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, znj. Malo ka qenë anëtare e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Komisionit për Integrimin Europian, Komisionit të Ekonomisë si edhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të të Drejtave të Njeriut.
Znj. Artemis Malo mbart titullin Doktore në Gjuhësinë Krahasuese. Prej 14 vitesh, znj. Artemis Malo, është angazhuar në disa universitete brenda dhe jashtë vendit, si edhe në angazhime të ndryshme në përfshirjen dhe aktivizimin e brezit të ri në çështjet sociale, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe rolit të gruas, si edhe në zhdukjen e diskriminimit racial apo gjinor.
Znj. Artemis Malo është autore e disa botimeve në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit në fushën e gjuhësisë, krahasimit gjuhësor, politikave mbi rregulloren e përdorimit të saktë të shqipes standarte, përshtatjet përkthimore, pakicat kombëtare, rolin e gruas dhe barazisë gjinore.
Përveç gjuhës amtare, znj. Malo flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, greqisht dhe italisht.
Znj. Artemis Malo ka dy fëmijë, Theodhora dhe Elena.