Z. Igli Hasani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, zhvilloi një takim dypalësh me z. Andrii Sybiha, Ministër i Jashtëm i Ukrainës, në margjinat e Konferencës së Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, të mbajtur në Montreal, më datë 30-31 tetor 2024.
Gjatë këtij takimi, Ministri Hasani rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Gjithashtu, ai shprehu angazhimin e palës shqiptare për thellimin e lidhjeve dypalëshe si dhe nënvizoi rëndësinë e hapjes së ambasadës sonë në Kiev me qëllimin forcimin e pranisë dhe mbështetjes sonë diplomatike.
Në përfundim të takimit, Ministri Hasani u shpreh se si bashkë-sponsorizues të rezolutës së OKB-së dhe mbështetës të Formulës së Paqes të Presidentit Zelenskyy, ne mbetemi të përkushtuar ndaj llogaridhënies dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.