Më datë 16 nëntor 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e RSH-së në Kanada, organizoi një mbrëmjet tradicionale me vajzat dhe gratë e komunitetit shqiptar në Otava, me rastin e festave kombëtare dhe muajit të trashëgimisë shqiptare në Provincën e Ontarios.
Aktiviteti “Shijet e Shqipërisë”, në ambientet e Ambasadës, kishte si synim provimin e kulinarisë shqiptare, si edhe të kostumografisë dhe kulturës së vendit tonë.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe miq kanadez e ndërkombëtar, të cilët u njohën me vecoritë dhe karakteristikat e kulturës shqiptare.