Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, zhvilloi një takim në ambientet e LCBO në Toronto. LCBO ( Bordi i Kontrollit të Likerit të Ontario) është një ndërmarrje qeveritare e pijeve alkolike. Rreth 28,000 produkte në vit, tregëtohen nga më shumë se 80 vende të botës, për konsumatorët dhe institucionet e licencuara. Z. Arqile Karanxha është prej shumë vitesh Drejtor në Shërbimet Komerciale të LCBO. Në bisedimin shumë produktiv me krejt grupin e supertalentuar të shqiptarëve me angazhim në këtë ndërmarrje, palët dakordësuan mbi mundësitë e zhvillimit të projekteve me interes për të dy vendet dhe konsumatorët e tyre.
Së shpejti, sektori me produkte ndërkombëtare do të ketë edhe produktet e alkolit “Made in Albania”.



