Ambasadorja Artemis Malo u mirëprit në një takim kortezie nga znj.Souriya Otmani, Ambasadore e Marokut në Kanada. Gjatë këtij takimi, u theksuan mundësitë e forcimit të bashkëpunimit si dhe u shpreh gatishmëria për mbështetjen e iniciativave që do të kontribuonin në forcimin e tyre dhe në promovimin e një dialogu konstruktiv ndërmjet dy vendeve si edhe ndërmjet përfaqësive diplomatike.



