Me ftesë të Presidentit të “Embassy Connections”, Ambasadorja Artemis Malo u bashkua me Ambasadorë dhe Anëtarë të Parlamentit Kanadez në një tryezë bisedimesh mbi bashkëpunimin dhe mundësitë e shkëmbimit të interesave të përbashkëta.
Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të ftuara ndanë eksperiencat e vendeve të tyre gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimeve politike përkatëse. Diplomacia parlamentare u theksua si një komponent shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve midis shteteve dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.



