Në kuadër të festimeve për Ditën e Kanadasë, Znj. Artemis Malo, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kanada, mori pjesë në pritjen zyrtare për trupin diplomatik, të organizuar nga Znj. Anita Anand, Ministre e Jashtme e Kanadasë.
Ky ishte një moment i veçantë për të shprehur urimet më të ngrohta dhe për të theksuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe Kanadasë.



