Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Znj. Artemis Malo, mori pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ngjarje e rëndësishme për trupin diplomatik dhe për miqësinë e thellë mes dy vendeve.
Në këtë aktivitet të organizuar, Ambasadorja Malo shprehu urimet më të ngrohta për popullin amerikan, duke theksuar gjithashtu marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ky moment festive ishte një mundësi për të forcuar lidhjet mes dy popujve dhe për të festuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.
Happy Independence Day!