Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Znj. Artemis Malo, zhvilloi një mëngjes pune me një grup të Ambasadoreve femra që përfaqësojnë vendet e Bashkimit Evropian në Kanada. Ky takim përbëu një moment të rëndësishëm për të diskutuar progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shteteve anëtare të BE-së për këtë proces.
Znj. Malo shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e thellë për mbështetjen dhe gatishmërinë e shteteve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se puna serioze dhe e përgjegjshme e ekipit shqiptar po merr shpërblimin e shumëpritur. Ajo theksoi se ky mbështetje përbën një pikë kthese për forcimin e marrëdhënieve dhe për arritjen e qëllimeve të përbashkëta për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.
Një falënderim i veçantë iu dedikua edhe bizneseve shqiptare në Kanada për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për të mbështetur iniciativat e shëndetshme dhe për të kontribuar në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.



