Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi sot një intervistë në kuadër të serisë “Diplomatic Speaker Series”, një iniciativë e organizuar nga NATO Association of Canada.
Gjatë intervistës, Ambasadorja Malo theksoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në NATO, duke nxjerrë në pah angazhimin e vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Ajo diskutoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, si dhe zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë globale.
Ky takim u shndërrua në një mundësi të shkëlqyer për të thelluar njohuritë dhe për të nënvizuar angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e përgjegjësive të saj si anëtare e NATO-s dhe për fuqizimin e lidhjeve me partnerët globalë.
Një tjetër hap drejt forcimit të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare!