Më 12 korrik 2025, në kuadër të nismës, Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim me znj. Dhurata Ikonomi, Drejtore Ekzekutive në Grupin e Punës për Rezistencën ndaj Antimikrobikëve (AMR) pranë Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë (PHAC).
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për përfshirjen e ekspertizës së diasporës shqiptare në projekte të përbashkëta, bashkëpunim akademik dhe shkëmbime profesionale, si dhe u theksua roli i profesionistëve shqiptarë në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–Kanada. U shqyrtua gjithashtu mundësia e krijimit të Këshillit të Ekspertëve të Jashtëm me profesionistë shqiptarë në Kanada.


