
Më 15 korrik 2025, në kuadër të nismës “Shqiptarët për Shqipërinë”, Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim me z. Kostandin (Nini) Ristani, një nga figurat më të spikatura të diasporës shqiptare në Kanada.
Kostandin (Nini) Ristani, me mbi 27 vite përvojë në administratën publike kanadeze dhe strukturat teknike të NATO-s, dhe i vlerësuar në 2023 nga Kryeministri kanadez Justin Trudeau për kontributin e tij, njihet për angazhimin e tij në çështjet e diasporës shqiptare në Kanada.
Gjatë takimit u diskutua roli i diasporës në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë për përfshirjen e profesionistëve shqiptarë në projekte të përbashkëta, si dhe nismat për promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Kanada.


