
Më 16 korrik 2025, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci, Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në Takimin e Krereve të Misioneve Diplomatike të akredituara në Ottawa, organizuar me nismën e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kanada. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Sh.S.Znj. Anita Anand. Ky event shërbeu si një moment vlerësimi mbi rolin dhe kontributin e grave në diplomaci, udhëheqje dhe bashkëpunim ndërkombëtar.


