
Më 01 nëntor 2025 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të kanalit televiziv në gjuhën shqipe në Kanada, “AlbTV Canada”. Në këtë veprimtari morën pjesë znj. Artemis Malo, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kanada, z. Kadri Dakaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptaro-kanadeze dhe të komunitetit shqiptar. Ambasadorja Malo shoqërohej nga znj. Elisabeta Frroku, Sekretare e Dytë.
Krijimi i “AlbTV Canada” përbën një hap të rëndësishëm në mbështetje të komunitetit shqiptar në diasporë, duke kontribuar në promovimin e gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare, si dhe në forcimin e lidh
jeve me trashëgiminë kulturore shqiptare.


