Më 20 nëntor 2025, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit shqiptar në Bashkinë e Otavës, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishmit përshëndetën Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, dhe Kryetari i Bashkisë së Otavës, z. Mark Sutcliffe. Në aktivitet morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës, z. Adriatik Kryeziu, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Agron Buxhaku, përfaqësues diplomatikë dhe komuniteti shqiptaro-kanadez, duke nderuar një datë të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar, si dhe duke theksuar miqësinë dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.
Newsroom
Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar në Bashkinë e Otavës


