Më 22 nëntor 2025, Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në lançimin e “The Artistè Foundation”, një iniciativë për zhvillimin e artistëve shqiptaro-kanadezë dhe promovimin e artit si urë lidhëse mes komuniteteve. Eventi, i organizuar në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Toronto, u përshëndet nga Ambasadori i Kosovës, z. Adriatik Kryeziu, dhe Konsulli i Përgjithshëm, z. Kadri Dakaj. Në fjalën e saj, Ambasadorja Malo përcolli urime për ekipin e Artistè Foundation dhe theksoi angazhimin e Ambasadës për mbështetjen e iniciativave që promovojnë artin, kulturën dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në Kanada, me fokus të veçantë mbi rolin e gruas.
Newsroom
Ambasadorja Malo merr pjesë në lançimin e “The Artistè Foundation”


