Më 23 nëntor 2025, Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në përvjetorin e shoqatës RH Scholarship, e cila ka mbështetur studentët shqiptaro-kanadezë. Gjatë aktivitetit u ndanë 17 bursa për arritjet akademike dhe angazhimin komunitar të studentëve shqiptarë. Në fjalën e saj, Ambasadorja përgëzoi studentët dhe falënderoi drejtuesit e shoqatës për përkushtimin e tyre në fuqizimin e brezit të ri, duke theksuar rëndësinë e investimit në arsim si shtyllë të forcimit të komunitetit në diasporë. Ambasada e Shqipërisë në Kanada dhuroi për shoqatën tekste të “Gjuhës dhe Kulturës Shqipe”, niveli i parë.
Newsroom
Ambasadorja Artemis Malo merr pjesë në përvjetorin e shoqatës RH Scholarship


