Më 28 Nëntor 2025, në qytetin e Windsor-it, u zhvillua për herë të parë ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të Ditës së Pavarësisë. Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionalë kanadezë, diplomatë shqiptarë e kosovarë, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez. Ambasadorja Artemis Malo vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar dhe rëndësinë e këtij momenti historik, duke theksuar afirmimin e identitetit shqiptar. Z. Angelo Marignani, Këshilltar i Bashkisë së Windsor, theksoi rëndësinë e ngjarjes për mozaikun multikulturor të qytetit dhe angazhimin e autoriteteve lokale për bashkëpunimin me komunitetin shqiptaro-kanadez. Ky aktivitet forcoi lidhjet ndërmjet komunitetit dhe institucioneve kanadeze.
Newsroom
Zhvillohet për herë të parë ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit shqiptar në Windsor


