Ambasadroja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Malit të Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo-rezident në Kanada, Shkëlqesinë e Tij, Z. Jovan Mirkoviç.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimet rajonale dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, i cili do të vijojë të konsolidohet përmes projekteve konkrete dhe planeve afatgjata, si në marrëdhëniet bilaterale ashtu edhe, veçanërisht, në kuadrin shumëpalësh.



