Anea, Sidrit dhe Evan përfaqësuan me profesionalizëm brezin e ri të komunitetit shqiptaro-kanadez, duke shërbyer si moderatorë (MC) gjatë aktiviteteve përkujtimore të 113-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë në Ottawa.
Anea dhe Evan, të rritur në Kanada, si dhe Sidriti, i ardhur si student ndërkombëtar, dëshmuan potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë shqiptare në diasporë, si dhe rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada i falënderon për energjinë, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar, dhe mbetet gjithmonë e angazhuar në përkrahjen dhe promovimin e rinisë shqiptare në diasporë.


Screenshot



