Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada njofton krijimin e Këshillit të Ekspertëve të Jashtëm, me qëllim ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional ndërmjet shqiptarëve të suksesshëm në Kanada dhe institucioneve vendase, si dhe nxitjen e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në qytete dhe provinca të ndryshme gjatë vitit 2026.
Kjo nismë synon promovimin e ideve të reja dhe qasjeve inovative në fusha të tilla si arti, shkenca, teknologjia, biznesi, sektorët ekonomikë dhe politikat administrative, me objektiv forcimin e marrëdhënieve me autoritetet kanadeze dhe përforcimin e lidhjeve të diasporës shqiptare me Shqipërinë.
Të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti janë të ftuar të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe të dërgojnë CV-në, së bashku me një letër motivimi dhe një projekt-propozim, në adresën e emailit:
📧 embassy.ottawa@mfa.gov.al
Aplikimet janë të hapura.



