Ditën e djeshme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në Meshën Solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës Dominikane në Kanada, pranë Notre Dame Cathedral Basilica.
Kjo ceremoni përfaqëson një moment reflektimi, tradite dhe bashkimi shpirtëror, të zhvilluar në frymën e respektit të ndërsjellë dhe miqësisë mes kombeve.



