Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim me znj. Gallit Dobner, Drejtore e Përgjithshme për Çështjet Arktike, Euroaziatike dhe Evropiane, gjatë të cilit u riafirmua partneriteti i fortë dhe në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.
Takimi u përqendrua në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, forcimin e lidhjeve njerëz me njerëz, angazhimin e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, si edhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Të dyja palët shprehën vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha si tregtia, investimet, arsimi, inovacioni dhe shkëmbimet kulturore.



