Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në webinarin “Upcoming Opportunities for Canadians under Horizon Europe”, gjatë të cilit u prezantuan prioritetet e programit Horizon Europe 2026–2027.
Sesioni ofroi një pasqyrë të thirrjeve të ardhshme, kërkesave kryesore dhe udhëzimeve praktike për identifikimin e partnerëve dhe ndërtimin e bashkëpunimeve institucionale. Gjithashtu, u theksua mbështetja e disponueshme për studiuesit kanadezë, në fusha me rëndësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian.



