Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim me znj. Robin Shaban, ekonomiste dhe eksperte e politikave publike të Kanadasë, si edhe me z. Meleq Hoxhaj, ekonomist dhe ekspert i politikave publike.
Takimi u përqendrua në diskutimin e mjedisit ekonomik dhe të biznesit në Shqipëri, sektorëve kryesorë ekonomikë, si dhe në vlerësimin e mundësive konkrete për bashkëpunim ndërmjet zyrës konsulente kanadeze 2R Strategy dhe subjekteve publike dhe private në Shqipëri. Në fokus ishte nxitja e shkëmbimit të përvojave dhe mbështetja e iniciativave të përbashkëta me interes të ndërsjellë.



