Mirënjohja për përfaqësimin dinjitoz të kombit shqiptar në Kanada, si edhe për kontributin e pandalshëm të gjithsecilit, është shumë e madhe dhe nuk mund të kufizohet në disa emra.
Megjithatë, në këtë grupim, ditën e sotme në Toronto, shprehëm mirënjohjen tonë ndaj disa prej bashkëpunëtorëve tanë më të angazhuar nga komuniteti shqiptar në Toronto, për kontributin e tyre të çmuar në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve kulturore dhe kombëtare gjatë vitit 2025.
Angazhimi i tyre, veçanërisht gjatë Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, përbën një dëshmi të qartë të fuqisë së bashkëpunimit, përkushtimit dhe vlerave që na bashkojnë si komunitet.
I falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e identitetit dhe kulturës shqiptare në Kanada.



