Znj. Artemis Malo, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, mori pjesë në takimin me Anita Anand, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë, së bashku me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u prezantuan prioritetet e politikës së jashtme të Kanadasë në një moment të ndjeshëm të paqëndrueshmërisë gjeopolitike, me theks të veçantë në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në ndërtimin dhe zgjerimin e partneriteteve ekonomike globale.
Takimi shërbeu si një hapësirë e vlefshme për reflektim, koordinim dhe partneritet, duke riafirmuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe angazhimit të përbashkët ndërkombëtar.



