Në kuadër të iniciativës “Shqiptarët për Shqipërinë”, ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim online me Edvin Koshi, Drejtor Mjekësor i Institutit të Shtyllës Kurrizore dhe Dhimbjes në Halifax, si edhe Asistent Profesor në Departamentin e Mjekësisë në Dalhousie University.
Dr. Koshi është Anëtar i Mjekësisë së Dhimbjes pranë Royal College of Physicians and Surgeons of Canada dhe Anëtar i Praktikës Ndërhyrëse të Dhimbjes pranë World Institute of Pain.
Gjatë takimit u diskutua mbi kontributin e profesionistëve shqiptarë në diasporë dhe mundësitë për bashkëpunim me institucionet shëndetësore në Shqipëri, në funksion të shkëmbimit të përvojës, forcimit të kapaciteteve profesionale dhe përmirësimit të shërbimeve mjekësore në vend.
Në përfundim të takimit, u dakordësua nisja e një iniciative bashkëpunimi shkencor në fushën e mjekësisë mes Halifax-it dhe Tiranës gjatë vitit 2026.



