Znj. Artemis Malo, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, zhvilloi një takim me Vince Gasparro, Deputet dhe Sekretar Parlamentar i Sekretariatit të Shtetit.
Gjatë takimit u diskutua forcimi i marrëdhënieve Kanada–Shqipëri, zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve, si dhe mbështetja e komunitetit shqiptaro-kanadez.
Takimi theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve.



