Mbrëmjen e sotme, nën kujdesin e znj. Artemis Malo, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kanada, u organizua ceremonia përkujtimore në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Shano Bejkosalaj dhe Nysret Bejkosalaj, dy figura të respektuara dhe shumë të dashura për komunitetin shqiptar në Kanada.
Ceremonia u nderua gjithashtu me një video-mesazh nga Elida Petoshati, ish-Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kanada, e cila ndau kujtime personale dhe vlerësime të sinqerta për rolin dhe ndikimin e veçantë të çiftit Bejkosalaj në jetën shoqërore dhe komunitare.
Në një atmosferë dinjitoze dhe plot respekt, të pranishmit përkujtuan jo vetëm jetën dhe veprën e tyre, por edhe gjurmën e thellë që ata lanë në historinë e komunitetit shqiptar në Kanada.
Një mbrëmje reflektimi, mirënjohjeje dhe krenarie për një jetë të përkushtuar në shërbim të komunitetit.



