Znj, Artemis Malo, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, mori pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Women Heads of Diplomatic Missions in Ottawa.
Gjatë këtij takimi u zhvilluan edhe zgjedhjet për drejtimin e ri të grupit, ku u zgjodh High Commissioner of Malaysia to Canada në rolin e Presidentes për vitin 2026.
Takimi theksoi rëndësinë e rolit të grave në diplomaci, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet misioneve diplomatike në Ottawa.
Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, partneritetit dhe avancimit të rolit të gruas në arenën ndërkombëtare.



