Në ambientet e Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto, u themelua për herë të parë “Shoqata e Përfaqësuesve Shqiptaro-Kanadez të Sigurisë dhe Zbatimit të Ligjit”.
Kjo iniciativë shënon një hap domethënës në forcimin e rrjetëzimit profesional të shqiptarëve që shërbejnë me përkushtim në institucionet kanadeze të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, duke kontribuar në mbrojtjen e rendit, drejtësisë dhe vlerave demokratike.
Themelimi i kësaj shoqate përbën një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional ndërmjet përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-kanadez në këtë sektor jetik.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada përgëzon krijimin e kësaj shoqate dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj çdo përpjekjeje që forcon bashkëpunimin, solidaritetin dhe përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqiptar në Kanada.
Suksese të mëtejshme Shoqatës në përmbushjen e misionit të saj.



