Z. Andris Kesteris, President i Canadian Baltic Council, ish-President i National Federation of Latvians in Canada, Baltic Federation in Canada dhe i Central and Eastern European Council in Canada, u prit në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ottawa nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo.
Z. Kesteris ka një angazhim të spikatur në jetën shoqërore dhe publike, duke promovuar zhvillimin e biznesit, iniciativat politike Letoni/Kanada, si dhe duke qenë thellësisht i përfshirë në forcimin e marrëdhënieve Kanada/Baltik.
I vendosur në Ottawa, pranë departamenteve kryesore qeveritare, trupit diplomatik dhe shumë subjekteve vendimmarrëse – përfshirë atë letonez – ai gëzon një pozicion strategjik që lehtëson kontaktin e drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimin institucional.
Takimi u fokusua në disa fusha me interes të përbashkët, si diplomacia ekonomike, bashkëpunimi në media, çështjet e sigurisë dhe angazhimi i komunitetit shqiptar në Kanada.



