Në ambientet e Galerisë Ambigu, u zhvillua mbrëmja artistike kushtuar artistëve të rinj të komunitetit shqiptar në Kanada, një aktivitet që solli në vëmendje potencialin dhe finesën krijuese të brezit të ri në diasporë.
Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë elegante dhe frymëzuese, ku talenti, përkushtimi dhe ndjeshmëria artistike u ndërthurën në mënyrë harmonike, duke reflektuar kulturë dhe vazhdimësi artistike.
Interpretimet në piano, këngë dhe teatër nga Kevin Kaçi, Abigail Pema, Enedio Metushi, Jon Smakiqi, Jolanda Koçobashi dhe Megi Hoti dëshmuan talentin dhe përkushtimin e brezit të ri, ndërsa prania e Suela Mero dhe Zejadin Dedinca i dha mbrëmjes një dimension të veçantë artistik.
Mirënjohje e sinqertë për :
Galerinë Ambigu dhe z. Mishel Koçiu, për mikpritjen dhe bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi,
Shoqatës Kulturore Shqiptare Montreal dhe Shoqatës Shqiptare Kosova–Montreal për bashkëpunimin e vazhdueshëm,
sipërmarrësit znj. Mira Tanushi dhe
z. Prend Tanushi, biznesin Picadilli dhe z. Altin Peti, si edhe z. Tori Avdiu nga Lori Caffe për mbështetjen me produkte tradicionale shqiptare.
Një mbrëmje që dëshmoi energjinë dhe potencialin e brezit të ri shqiptar në diasporë.



