Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në panelin e organizuar nga NATO Association of Canada me temë “Charting Ukraine’s Pathway Toward a Just Peace with Canada & NATO Allies.”
Gjatë diskutimit u trajtua roli i Kanadasë dhe i aleatëve të NATO-s në mbështetjen e Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar për forcimin e sigurisë euro-atlantike.
Republika e Shqipërisë mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të solidaritetit, paqes dhe bashkëpunimit në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për stabilitet dhe siguri në rajonin euro-atlantik.



