Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Prospectors & Developers Association of Canada (PDAC) 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e industrisë minerare dhe zhvillimit të burimeve natyrore.
Pjesëmarrja në këtë forum global ofron një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për promovimin e potencialit minerar të Shqipërisë përpara investitorëve ndërkombëtarë dhe partnerëve strategjikë.



