Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, zhvilloi një takim produktiv me Ministrin e Burimeve Natyrore të Ontarios, z. Mike Harris.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e burimeve natyrore, potencialin për bashkëpunim dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Ontarios në këtë sektor.
Një bisedë konstruktive që hap rrugë për bashkëpunime të reja dhe shkëmbim përvojash në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.



