Në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada organizoi një aktivitet kulturor kushtuar jetës dhe veprës së tij.
Një moment reflektimi dhe vlerësimi për një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë shqiptare, i cili, përmes veprës së tij, e bëri kulturën dhe identitetin shqiptar të njohur në mbarë botën.
Në këtë përvjetor të veçantë, kujtojmë dhe nderojmë trashëgiminë e tij letrare, e cila vazhdon të frymëzojë breza lexuesish dhe mbetet një pasuri e çmuar e kulturës shqiptare.



