Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada përshëndeti përmes një video-mesazhi festimin e 10-vjetorit të shkollës shqipe në Calgary, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të mësuesve, prindërve dhe vullnetarëve që kanë mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër breza.
Me këtë rast, Ambasada e Shqipërisë ndau edhe certifikata mirënjohjeje për ata që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin dhe vazhdimësinë e kësaj shkolle, një iniciativë e rëndësishme për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore në diasporë.
Urime për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe falënderime të përzemërta për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi!



