Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë në një iftar të veçantë për gratë, organizuar nga Ambasadorët e Marokut, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Malajzisë në Ottawa.
Ky aktivitet, i zhvilluar në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, bashkoi diplomate dhe përfaqësuese të shquara të komunitetit në një atmosferë reflektimi, solidariteti dhe mikpritjeje.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla kontribuon në forcimin e dialogut ndërkulturor dhe në thellimin e marrëdhënieve miqësore mes vendeve.



