Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, mori pjesë në edicionin e 60-të të National Prayer Breakfast, i zhvilluar në Ottawa, në prani të Kryeministrit Mark Carney dhe personaliteteve të tjera të larta.
Ky aktivitet i përvitshëm mbledh liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve dhe besimeve të ndryshme fetare, me qëllim forcimin e dialogut, bashkëpunimit dhe reflektimit mbi vlerat e përbashkëta.
Pjesëmarrja në këtë event shënon një tjetër hap në angazhimin për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.



