Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Windsor, të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, të Shoqatës Shqiptare “Kosova” në Montreal, si edhe grupin valltar “Vatra” nga Windsor.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në Kanada, përcjelljen e trashëgimisë kulturore tek brezi i ri, si dhe forcimin e bashkëpunimit brenda komunitetit shqiptar në të gjithë vendin. Gjithashtu, u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të lidhjeve të këtij komuniteti me Shqipërinë.
Ky takim përbën një dëshmi të qartë se, pavarësisht vendndodhjes, shqiptarët mbeten të bashkuar përmes gjuhës, traditës dhe ndjenjës së përkatësisë, duke ruajtur dhe promovuar me krenari kulturën shqiptare ndër breza dhe në çdo cep të botës.



