Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada pati kënaqësinë të marrë pjesë në aktivitetin “La Francophonie en fête”, i organizuar në Ottawa, në kuadër të Muaji i Frankofonisë.
Ky event, i cili bashkoi ambasada të disa vendeve dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, vuri në pah rolin e rëndësishëm të të rinjve në ndërtimin e një bote më paqësore dhe të bashkuar.
Gjatë mbrëmjes, Shqipëria prezantoi elementë të kulturës dhe traditës sonë, duke kontribuar në frymën e diversitetit dhe bashkëpunimit që karakterizon komunitetin frankofon.



