Albanian Muslim Society of Toronto organizoi një darkë të veçantë me rastin e Fitër Bajrami, duke mbledhur së bashku komunitetin shqiptar në një atmosferë festive dhe plot ngrohtësi.
Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada, duke shprehur mbështetjen dhe vlerësimin për ruajtjen e traditave, forcimin e lidhjeve komunitare dhe promovimin e vlerave të bashkëjetesës.
Kjo mbrëmje theksoi rëndësinë e unitetit, solidaritetit dhe festimit të përbashkët, duke rikonfirmuar traditën e vyer të harmonisë fetare që karakterizon kombin shqiptar.



