
Më 19 tetor 2026, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, zhvilloi një takim me deputetin Michael Kram, përfaqësues i zonës elektorale Regina–Wascana.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe provincës së Saskatchewan-it, me fokus të veçantë në fushat akademike dhe teknologjike.
Në përfundim të takimit, Ambasadorja Malo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të deputetit Kram ndaj komunitetit shqiptar në zonën e Regina–Wascana, si dhe vlerësimin për kontributin e tij në promovimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.


